Tech

Platforma e njohur sociale tanimë me më shumë se 24 milionë përdorues, X mbetet në “hije”!

Zemërimet në rritje të përdoruesve të rrjetit social X, dikur i njohur si Twitter, kanë rezultuar në rritjen e numrit të përdoruesve të platformave konkurruese, përfshirë Bluesky. Bluesky sot ka më shumë se 24 milionë përdorues, më shumë se 700 milionë postime janë publikuar dhe numri i pëlqimeve ka kaluar tre miliardë. Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez, u bë përdoruesja e parë e platformës Bluesky, e cila tejkaloi një milion ndjekës.

Shumë të famshëm po kalojnë nga X në Bluesky dhe numri i tyre po rritet vazhdimisht. Rrjeti social Threads tërhoqi vëmendjen edhe falë rritjes së tij shpërthyese në një moment, e cila më vonë u ngadalësua. Threads sot ka 275 milionë përdorues aktivë mujorë dhe X rreth 611 milionë. Mbetet për t’u parë nëse Bluesky do të jetë në gjendje të ruajë vrullin e rritjes për më gjatë. 

Rikujtojmë se aktorja Jamie Lee Curtis dhe gazeta The Guardian i janë bashkuar grupeve të njerëzve që braktisin rrjetin social X të Elon Musk. Miliona në vend të kësaj i janë bashkuar aplikacionit Bluesky, i krijuar nga ish-themeluesi i Twitter, Jack Dorsey. Sipas llogarisë zyrtare të Bluesky, një milion njerëz iu bashkuan platformës pasi Musk iu dha një pozicion në qeverinë e Donald Trump. “Përafrimi i Musk me presidentin e zgjedhur Trump dhe përdorimi i tij i platformës për të promovuar interesat e presidentit të zgjedhur padyshim që po dëbon shumë njerëz”-tha Adam Tinworth, ekspert i rrjeteve sociale.