Kylie Jenner ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të ri në Instagram, ku promovon koleksionin e ardhshëm të markës së saj të modës Khy.
28-vjeçarja u shfaq në një video provokuese, pa bluzë dhe pa reçipeta, duke ekspozuar barkun ndërsa prezantonte pjesë nga linja e re, e fokusuar kryesisht te veshjet xhins.
Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet me flokë të lëshuar në nuanca të kuqërremta dhe një xhaketë të hapur, duke vënë në pah stilin dhe dizajnet e reja të koleksionit.
Vetë Kylie ka theksuar më herët se kjo linjë është ndër më personale për të, pasi prodhimi realizohet pothuajse tërësisht në Los Angeles.
Sipas saj, koleksioni është ndërtuar mbi elementë bazë të përditshëm, të rikonceptuar me kujdes, me xhinsin si pikë qendrore.
Në postime të tjera, ajo ka ndarë edhe momente nga Coachella, ku ka prezantuar veshje të krijuara për dy nga mikeshat e saj gjatë festivalit të njohur.
Marka Khy, e lançuar në nëntor 2023, pati një nisje të fuqishme, duke gjeneruar miliona dollarë shitje që në orën e parë dhe duke vijuar të zgjerohet me koleksione të reja që tërheqin interes të madh.