Aktualitet

Po përballen në terren me zjarret nga Jugu në Veri/ Rama falenderon forcat ushtarake e civile!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falenderuar forcat ushtarake e civile që po përballen me zjarret në vend.

Rama thotë se deri më tani punonjësit kanë treguar përkushtim të lartë e profesionalizëm.

Ai shton se përpos vendit tonë, vatrat agresive të zjarrit kanë ndezur Mesdheun dhe më gjerë.

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES 😊

me një falenderim të madh për heronjtë e forcave tona ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm🙏