Botë e Çuditshme

Po shkonin për një vizitë te mjeku, e pazakonta ndodh me dy miqtë!

Dy miq nga Illinois, të cilët po shkonin në një vizitë te mjeku, ndaluan të blinin një biletë lotarie dhe përfunduan duke fituar një çmim të madh prej 350,000 dollarësh. Banorët e Ashton të quajtur April dhe Randy, thanë se po shkonin te mjeku kur ndaluan dhe blenë një biletë Quick Pick. “Ne ishim në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Randy.

“Njerëzit gjithmonë na thoshin nuk do të fitoni kurrë, por ne qeshnim dhe thonim se një ditë do të arrijmë. Të gjithë në punë filluan të na përshëndesnin dhe të na uronin”, tha April. Dyshja zbuluan se planet e tyre me çmimin përfshijnë investime në prona, kursime për pension dhe pushime.

Rikujtojmë, se Jackpoti i EuroMillions në vlerën e 123 milionë eurove ka rënë në Belgjikë, ku fitues rezulton një grup prej 21 miqsh nga qyteti Zingem, në provincën e Flandrës Lindore. Bileta fituese solli një nga fitoret më të mëdha kolektive të regjistruara ndonjëherë në vend. Numrat fitues janë regjistruar në një furrë buke lokale, e cila shërben edhe si pikë shitjeje për lotarinë. Pronari i furrës ka bërë të ditur se i njeh personalisht të gjithë fituesit, por ka preferuar të ruajë anonimitetin e tyre, duke theksuar se vendimi për t’u bërë publik i takon vetëm atyre.

Njëri prej fituesve, i identifikuar si Ivan, ka folur për mediat belge duke pranuar se ende nuk e di shumën e saktë që i takon, por është i bindur se jeta e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Sipas tij, momenti i konfirmimit të fitores u festua menjëherë mes miqsh, me shampanjë dhe emocione të forta. Kjo është hera e dytë brenda dy muajsh që jackpoti i EuroMillions fiton në Belgjikë.