Bota Botë e Çuditshme

21 miq u bënë bashkë dhe fituan shumën marramendëse në lotari!

Jackpoti i EuroMillions në vlerën e 123 milionë eurove ka rënë në Belgjikë, ku fitues rezulton një grup prej 21 miqsh nga qyteti Zingem, në provincën e Flandrës Lindore. Bileta fituese solli një nga fitoret më të mëdha kolektive të regjistruara ndonjëherë në vend. Numrat fitues janë regjistruar në një furrë buke lokale, e cila shërben edhe si pikë shitjeje për lotarinë. Pronari i furrës ka bërë të ditur se i njeh personalisht të gjithë fituesit, por ka preferuar të ruajë anonimitetin e tyre, duke theksuar se vendimi për t’u bërë publik i takon vetëm atyre.

Njëri prej fituesve, i identifikuar si Ivan, ka folur për mediat belge duke pranuar se ende nuk e di shumën e saktë që i takon, por është i bindur se jeta e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Sipas tij, momenti i konfirmimit të fitores u festua menjëherë mes miqsh, me shampanjë dhe emocione të forta. Kjo është hera e dytë brenda dy muajsh që jackpoti i EuroMillions fiton në Belgjikë.

Një ish-profesoreshë matematike nga Teksasi, Joan Ginther, tronditi botën duke fituar lotarinë katër herë, duke marrë në total rreth 20 milionë dollarë. Fitoret e saj përfshinin çmime prej 5.4 milionë $, 2 milionë $, 3 milionë $ dhe 10 milionë $. Mundësia që kjo të ndodhte ishte aq e vogël, sa ekspertët thanë se shanset ishin rreth 1 në 18 septilionë.

Tre nga fitoret e saj erdhën nga bileta “scratch-off” të blera në të njëjtin dyqan. Disa specialistë vunë në dyshim nëse ajo e kishte “thyer sistemin”, duke pasur parasysh formimin e saj në statistikë, ndërsa të tjerë e quajtën thjesht “gruaja më me fat në botë.” Nga një biletë dy paundëshe, ata menduan se ishin kthyer në milionerë. Por historia e Edwina dhe David Nylan, një çift nga Fleetwood, Angli, u shndërrua në një nga rastet më të dhimbshme në historinë e lotarisë britanike. Çifti kishte përzgjedhur saktësisht të njëjtët gjashtë numra që fituan xhekpotin prej 35 milionë paundësh, në një short pak para Krishtlindjeve.