Më në fund, Paul Pogba rikthehet në fushë pasi vuajti një pezullim 18-mujor për doping e që fillimisht duhej të zgjaste katër vjet. Mesfushori francez, kampion bote në vitin 2018, nënshkroi kontratë dy-vjeçare me Monacon, deri më 2027-ën. I rritur te të rinjtë e Le Havre, ai do të ketë të parën përvojë të karrierës së mesfushorit në Ligue 1.
Pogba, i cili ka luajtur vetëm 160 minuta që nga viti 2022 do të veshë fanellën me numrin 8 dhe ka rënë dakord të rifillojë me ulje të ndjeshme të pagës me të cilën ishte mësuar: nga afërsisht 8 milion euro që fitonte te Juve, në më pak se 4. Por, ka akoma.
Në ekipin e ri, ish-lojtari i Juves dhe Manchester United do ta gjejë veten me kushëririn e njërit prej personave të përfshirë në tentativën për t’i zhvatur 13 milion euro më 2022-shin.
Ishin gjashtë vetë që nën kërcënimin e armës e mbajtën në një apartament në Seine-et-Marne, duke kërkuar shpërblim 13 milion euro. Mes tyre vëllai i tij Mathias, më vonë i dënuar me një vit burg.
Mamadou C., një tjetër i pandehur, mori një dënim me pesë vjet heqje lirie. I njohur si “Mam’s”, ai rezulton mik fëmijërie i Pogbas dhe është kushëriri i Soungoutou Magassas, një mesfushor i ri e mbrojtës qendror për Monacon, tashmë shok skuadre i vetë Pogbas. Sezonin e kaluar, 21 vjeçari Magassa bëri 31 paraqitje (1 mijë e 400 minuta), duke shënuar një gol e dha një asist.
Tani krijohet një situatë që në mënyrë të pashmangshme do të tërheqë vëmendje.