Celebrities Sport

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, humb djalin gjashtëvjeçar pas një sëmundjeje të rëndë!

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka ndarë me publikun lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të djalit të tij gjashtëvjeçar, Len, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, 36-vjeçari gjerman tha se vendimi për ta bërë historinë publike ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, por i nevojshëm për të sjellë qartësi te miqtë, familjarët dhe publiku.

Me trishtim të thellë njoftojmë se djali ynë, Len, ndërroi jetë disa javë më parë, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Së bashku me vajzën tonë, po përpiqemi të gjejmë rrugën për të ecur përpara, hap pas hapi

-shkroi Ulreich.

Portieri falënderoi familjen, miqtë dhe klubin Bayern Munich për mbështetjen dhe diskrecionin gjatë muajve të fundit, duke iu lutur publikut dhe mediave që të respektojnë privatësinë e familjes së tij dhe të mos bëjnë pyetje të mëtejshme.

Ulreich dhe bashkëshortja e tij kanë theksuar se po përpiqen të përballojnë dhimbjen e humbjes, duke u mbështetur te familja dhe njerëzit e afërt.