Romeo Beckham ka shtuar një tjetër tatuazh në koleksionin e tij tashmë mbresëlënës, në një moment kur familja Beckham po përballet me tensione serioze.
23-vjeçari u shfaq pa bluzë në rrjetet sociale, duke treguar trupin e tonifikuar dhe tatuazhin e ri në krah, vetëm pak ditë pasi u zbulua se vëllai i tij i madh, Brooklyn, ka bllokuar familjen në Instagram.
I biri i David dhe Victoria Beckham u krahasua menjëherë me të atin, ndërsa pozonte vetëm me tuta sportive dhe një kapele beanie.
Romeo numëron mbi 70 tatuazhe, përfshirë simbolin 11:11 pas veshit, një zanë në krah dhe një kerub me flatra në kyçin e këmbës.
Ndërkohë, burime pranë familjes Beckham kanë pohuar se David dhe Victoria nuk do ta hiqnin kurrë nga lista e ndjekësve djalin e tyre të madh, duke këmbëngulur se Brooklyn ka qenë ai që i ka bllokuar, një veprim që shihet si shenjë e një shkëputjeje të plotë nga familja.
Drama në rrjetet sociale vjen vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Brooklyn nuk pritet të festojë me familjen në rezidencën luksoze në Cotswolds, por do të qëndrojë në SHBA me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz dhe familjen e saj në Miami.
Edhe vëllai i tij Cruz ka reaguar publikisht, duke mohuar zërat se prindërit kishin hequr dorë nga Brooklyn, dhe duke theksuar se ata janë bllokuar pa paralajmërim.
Konflikti duket se po thellohet, duke e bërë këtë një nga përçarjet më të komentuara në botën e showbiz-it.