Gossip

Skandal në familjen Beckham? Brooklyn “fshin” prindërit dhe motrën nga Instagram?

Një përçarje e fortë duket se ka tronditur familjen Beckham. Brooklyn Beckham raportohet se ka bllokuar të gjithë anëtarët e familjes së tij në rrjetet sociale, përfshirë edhe motrën e mitur, Harper, duke thelluar edhe më shumë tensionet me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Sipas mediave britanike, lajmi është bërë publik nga vëllai i tij, Cruz Beckham, i cili ka zbuluar se Brooklyn i ka bllokuar papritur të gjithë në Instagram.

U zgjuam dhe pamë që ishim të bllokuar në Instagram. Edhe unë po ashtu

-ka deklaruar ai.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara prej muajsh. Brooklyn ka munguar në dy momente shumë të rëndësishme familjare: 50-vjetorin e David Beckham dhe ceremoninë ku ai u nderua me titullin Sir.

Sipas të njëjtave burime, përçarja ka nisur pasi David dhe Victoria mësuan se nuk ishin ftuar në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Brooklyn me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Brooklyn, 26 vjeç, nuk është parë në publik me familjen që prej Krishtlindjeve të fundit. Ndërkohë, raportimet thonë se marrëdhëniet mes tij dhe Cruz janë ftohur aq shumë, sa Cruz kontrollonte paraprakisht nëse Brooklyn ndodhej në vende publike për të shmangur përballjet.

Megjithatë, një burim i afërt me familjen Beckham i ka cilësuar zërat për një “luftë familjare” si të ekzagjeruara, duke theksuar se David dhe Victoria do ta mbështesin gjithmonë djalin e tyre, pavarësisht çdo situate.

Nga ana tjetër, Brooklyn ka shprehur hapur besnikërinë ndaj bashkëshortes së tij, vajzës së miliarderit amerikan Nelson Peltz, duke shkruar në një video në Instagram:

Ti je e gjithë bota ime. Do të të zgjedh gjithmonë

Një burim për The Sun ka përshkruar situatën si “shumë të dhimbshme” për David dhe Victoria, duke shtuar se, pavarësisht gjithçkaje, dera e familjes do të mbetet gjithmonë e hapur për Brooklyn-in.