Fashion

Prada drejt blerjes së Versace!

Shtëpia e modës, Prada dhe kompania Capri Holding, që zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të marsit për blerjen e markës së njohur, nëse negociatat shkojnë mirë. Deri në këto momente, raportohet se është arritur një marrëveshje për vlerësimin e shtëpisë së modës Versace e cila arrin deri në 1.5 miliardë euro.

Bloomberg shkruan se me Versace, Prada do të ishte në gjendje të krijonte një grup italian të aftë për të konkurruar më mirë me gjigantët globalë në këtë sektor, mbi të gjitha LVMH dhe Kering. Për Italinë, pas dekadash në të cilat markat italiane përfunduan në duar të huaja, një marrëveshje e mundshme përfaqëson një përmbysje të trendit në botën e luksit.

Në zemër të Parisit, ekziston një sekret i modës që pakkush e di. Brenda hotelit legjendar Ritz ndodhet një suitë e veçantë, “Coco Chanel Suite”, e cila për 34 vjet ishte shtëpia e vërtetë e stilistit legjendar. Ky vendstrehim ekskluziv, sot i ndodhur në katin e poshtëm (suite 202) me pamje nga Place Vendôme një objekt i mrekullueshëm, nuk ishte thjesht një vend për të qëndruar apo për të fjetur, por një atelie e vërtetë krijuese.

Chanel hynte në atelie në mënyrë sekrete përmes hyrjes së stafit. Një veprim që tregonte se e ruante me aq shumë fanatizëm krijimtarinë e tij. Ridizajnimet e Chanel ende ruajnë bukurinë si në fillime. Kristalet e çmuara, paleta e pagabueshme e ngjyrave bezhë, e zezë dhe e bardhë vazhdojnë të identifikojnë këtë markë ikonë të modës.