Bota

Praga do të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë nga janari 2026

Praga do të ndalojë marrjen me qira të skuterëve elektrikë nga janari i vitit 2026 pasi sipas tyre këto mjete po shkaktojnë kaos në trotuare. Anëtarët e këshillit miratuan të hënën ndryshimet rregullatore në lidhje me transportin e përbashkët në qytet, ku jetojnë gati 1.4 milion njerëz dhe ku rrugët me kalldrëm dhe historia tërhoqën më shumë se 8 milion turistë në vitin 2024.

Ndërsa biçikletat  si ato me pedale ashtu edhe ato elektrike do të përballen me rregulla të reja se ku mund të parkohen. Skuterët janë të ndaluar për përdorim në qytet.

Nënkryetari i bashkisë, Zdenek Hrib  tha se rregullat e reja janë ë qarta dhe se do të pastrojnë hapësirën publike nga trafiku i pakontrolluar i skuterëve, i cili shpesh përdorej në qendër të dhe shkaktonte kaos në zonat e këmbësorëve.

Praga është një nga shumë destinacione turistike të njohura evropiane që ka marrë masa të rrepta kundër skuterëve elektrikë vitet e fundit. Qytetet kanë vendosur rregulla të rrepta sigurie, të tilla si kërkesa për helmeta dhe sigurim në qytetet italiane, ose kanë ndaluar tërësisht qiranë e tyre, si në Paris dhe Madrid. Finlanda ua ka ndaluar përdorimin e tyre personave nën moshën 15 vjeç.

Zyrtarët e Pragës thanë se kishin vepruar bazuar në ankesat e banorëve në lidhje me rreziqet e skuterëve që kalojnë me shpejtësi nëpër trotuare ose në parqe, ose që bllokojnë trotuaret ose vendet e parkimit në rrugë kur nuk janë në përdorim.