Film & Tv Gossip Magazine

Premiera e filmit “Batman 2” shtyhet për herë të tretë? Çfarë po ndodh me fansat e filmit?

Filmi i shumëpritur “Batman 2” ka përjetuar një tjetër shtyrje, duke u vendosur tani për premieren e tij në fillim të tetorit 2027.

Kjo është hera e tretë që data e lancimit të filmit ndryshohet, pas disa vonesave të mëparshme.

Fillimisht, ishte planifikuar që filmi të dilte më 2 tetor 2026, por kjo datë tani do të shërbejë për një tjetër projekt të madh. Bëhet fjalë për një film të ri nga regjisori Alejandro G. Iñárritu, i cili do të ketë në rolin kryesor aktorin Tom Cruise, por ende nuk ka një titull të përcaktuar.

Kjo vonesë ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi tek shumë fansa të sagës “Batman”. Ata kanë shprehur zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale, duke komentuar se kjo vonesë i ka larguar ata nga entuziazmi për filmin. Disa përdorues kanë shprehur shqetësimin se filmi mund të humbë interesin e audiencës për shkak të pritjes të gjatë.

Një përdorues shkroi në platformën X:

A do ta shohim ndonjëherë këtë Batman tjetër?

Ndërsa të tjerë ishin më të drejtpërdrejtë në kritikat e tyre, duke thënë:

Kjo është absurde, po humbas interesin për këtë film gjithnjë e më shumë… Duket se po përpiqen ta bëjnë të humbasim interesin për të

Një koment tjetër tha:

Është çmenduri që duhet të presim pesë vjet për një vazhdim të tillë.

Ky ndryshim i datës ka krijuar ndjenja të frustrimit mes fansave, të cilët mezi po presin vazhdimin e njërës prej sagave më të njohura të kinema.