Aktualitet

Presidenti Begaj: Të forcojmë harmoninë e tolerancën në ditën e Sulltan Novruzit!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, festë që simbolizon pranverën, ringjalljen dhe shpresën e re.

Në mesazhin e tij, kryetari i shtetit thekson rëndësinë e harmonisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, duke nxitur bashkëjetesën dhe tolerancën që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.

Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.

Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!

Më herët, kryeministri Edi Rama uroi qytetarët duke ndarë pamje nga Teqeja e Helvetive në Berat, e njohur për vlerat historike dhe shpirtërore.

Mirëmëngjes dhe me urimin për Ditën e Sulltan Nevruzit nga Teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim, ju uroj një të diel të paqtë!

Besimtarët bektashianë sot festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, ku çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.