Celebrities Film & Tv

Prime nis me debat/ Rozana fal Jozin pas komentit denigrues, banorja përplaset me Gertën dhe Amberin!

Një koment denigrues i Jozit për Rozanën që u soll në vëmendje Prime-n e kaluar, krijoi një situatë shqetësuese në shtëpi.

Gjithsesi banorja e fali Jozin, gjë që më pas solli një lumë komentesh nga Gerta dhe Amberi, të cilat e quajtën një lojë nga të dy banorët.

Jozi: Me të vërtetë që unë nuk jam ai Joz. Jam me fat që kisha një femër të tillë përballë në një situatë të tillë dhe e kam vlerësuar si jetën. Për mua aspak nuk ka qenë aktrim. Nuk e vlerësoj fare nga pjesa e Amberit, sidomos nga ana e Gertës që është aq ngjitëse, e cila nuk e besoi një falje të tillë. Por Rozana Radi e ka treguar veten. Femër me vlera.

Rozana: U detyrova ta falja pak më përpara seç duhej për të diskutuar me Jozin. Por më beso se isha më e rënduar seç duhet emocionalisht. Nuk e prisja që një djalë që është sa gjysma e moshës sime të nxirrte një fjalë të tillë. Unë nuk i harroj ata që kam falur. Mendoj se duhet t’i japim çdokujt një shans, ashtu si çdokush na ka dhënë ne nga një shans, por pa e përsëritur një herë të dytë.

Unë e ndjeva për ta bërë në ato momente. Presioni ishte shumë i madh. Isha e rënduar emocionalisht, por sot do të bëja të njëjtën gjë. Njerëzve dua t’i jap mundësi. Si përcillet te njerëz të dytë dhe të tretë që e kanë marrë për lojë nuk e di, por kjo është jeta ime.