Gossip Showbiz

Prince William flet hapur për shëndetin mendor! “Kam kohë që përpiqem të kuptoj…”

Prince William ka ndarë së fundmi një rrëfim të sinqertë mbi përballjen e tij me emocionet dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, duke theksuar se shpesh i duhet kohë për të kuptuar ndjenjat e tij.

Gjatë një episodi të veçantë të programit “Life Hacks” në BBC Radio, princi theksoi se shoqëria ka nevojë për më shumë modele meshkujsh që flasin hapur për shëndetin mendor, në mënyrë që të inkurajojnë edhe burrat e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai zbuloi gjithashtu se fondacioni i tij ka investuar një milion dollarë për zhvillimin e Rrjetit Kombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjeve, duke synuar mbështetjen e personave që përballen me vështirësi emocionale.

Kam kohë që përpiqem të kuptoj emocionet e mia dhe pse ndihem ashtu siç ndihem. Mendoj se është një proces shumë i rëndësishëm për të kontrolluar veten dhe për të kuptuar gjendjen tuaj. Ndonjëherë ka një shpjegim, ndonjëherë jo. Një krizë e shëndetit mendor është e përkohshme, por do të kalojë

-u shpreh ai.

Princi William inkurajoi gjithashtu njerëzit të mësojnë të duan dhe të vlerësojnë veten, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së ndjenjave dhe kërkimit të mbështetjes nga organizatat që punojnë në këtë fushë.

Sipas tij, normalizimi i bisedave për shëndetin mendor mund të ndihmojë shumë persona të përballojnë periudhat e vështira dhe të gjejnë shpresë për përmirësim.