Gossip Showbiz

Pse Princi William nuk është gati të pajtohet me vëllain e tij, Princin Harry?

Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams ka shpjeguar pse marrëdhëniet mes Princit William dhe Princit Harry mbeten të ngrira, pavarësisht sinjaleve të pajtimit nga Harry.

Në një intervistë për “Fox News Digital”, Fitzwilliams tha se mosbesimi i thellë ndaj Meghan Markle është një nga arsyet kryesore që pengon afrimin mes vëllezërve. Ai kujtoi se publikimi i autobiografisë “Spare”, ku Harry bëri akuza dhe sulme personale ndaj William-it dhe familjes mbretërore, e ka thelluar ndarjen.

Ka gjëra që nuk harrohen lehtë

-theksoi eksperti, duke kujtuar se të dy nuk kanë komunikuar as në ceremoninë përkujtimore të Lord Fellowes në gushtin e kaluar.

Në të njëjtën linjë, ekspertja mbretërore Hilary Fordwich tha se problemi më i madh mbetet mungesa e besimit.

Sipas saj, çdo bisedë private që William mund të ketë me Harry-n rrezikon të bëhet publike dhe të shfrytëzohet për përfitime personale apo projekte komerciale.

Fordwich shtoi gjithashtu se familja mbretërore mbetet e rezervuar, pasi Meghan Markle nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj publikut britanik apo vetë institucionit të monarkisë, gjë që e vështirëson akoma më shumë një pajtim të shpejtë.