Gossip Showbiz

Princi Harry shokon me rrëfimin e tij për Familjen Mbretërore dhe zhgënjimin për çështjen e sigurisë! “Nuk do të flasë me mua…”

Duka i Sussex, Princi Harry, ka shprehur dëshirën për pajtim me Familjen Mbretërore, gjatë një interviste emocionale për BBC, ku rrëfeu zhgënjimin e thellë pas humbjes së apelimit në gjykatë lidhur me të drejtën për siguri gjatë qëndrimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Do të doja shumë një pajtim me familjen time. Nuk ka kuptim të vazhdojmë të luftojmë më, jeta është e çmuar

– tha ai, duke shtuar se ishte “i shkatërruar” nga vendimi i gjykatës që i mohoi mbrojtjen automatike të sigurisë.

Sipas Princit Harry, çështja e sigurisë ka qenë gjithmonë “pika e ngërçit” mes tij dhe Familjes Mbretërore. Ai deklaroi se Mbreti Charles “nuk do të flasë me mua për shkak të këtyre çështjeve” dhe shtoi me dhimbje:

Nuk e di sa kohë do të ketë babai im.

Pallati i Buckingham reagoi duke thënë se:

Të gjitha këto çështje janë shqyrtuar në mënyrë të përsëritur dhe me kujdes nga gjykatat

– duke theksuar se vendimet kanë qenë të njëjta në çdo rast.

Duka u shpreh se vendimi për t’i hequr të drejtën për siguri në vitin 2020 ka ndikuar thellësisht jo vetëm tek ai, por edhe tek gruaja e tij Meghan Markle dhe fëmijët e tyre.

Ai pranoi se mund të kthehet i sigurt në Britani vetëm nëse ftohet nga Familja Mbretërore, çka do t’i siguronte mbrojtje të mjaftueshme.

Duke folur për dashurinë ndaj vendit të tij, Princi Harry shtoi:

E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur, pavarësisht asaj që kanë bërë disa njerëz në atë vend… dhe është vërtet shumë e trishtueshme që nuk do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi atdheun tim.