Që kur drejtori dhe bashkëpronari i Teslës, Elon Musk, u bë pjesë e administratës amerikane dhe mori drejtimin e DOGE-s, një zyre që synon të bëjë administratën shtetërore më efikase, ai është bërë më kontrovers se kurrë më parë. Me mijëra shkurtimet e vendeve të punës nga zyra e tij, deklaratat dhe gjestet e tij, ai ka larguar një pjesë të madhe të publikut të tij, përfshirë edhe adhuruesit e automjeteve Tesla. Pasojat përfshijnë rënie në shitjen e makinave të reja, rënie të vlerës së aksioneve, por edhe rënie drastike të vlerës së automjeteve të përdorura. Një nga arsyet kryesore të këtij trendi është edhe politika e çmimeve të Tesla-s, pasi kompania shpesh shet automjete të reja me zbritje të mëdha, duke ulur kështu edhe vlerën e atyre të përdorura.
Sipas të dhënave të fundit nga CarGurus, një Tesla Model Y e përdorur ka humbur mesatarisht 6000 dollarë në vlerë vetëm nga marsi i vitit 2024 dhe plot 20 mijë dollarë krahasuar me vitin 2023. Megjithëse kompania ende gëzon një bazë besnike klientësh, asgjë nuk është e përjetshme. Në shtetin e New England në Shtetet e Bashkuara, të paktën shtatë stacione karikimi ishin përfshirë nga flakët dhe tymi i zi ngrihej nga stacionet e vendosura në një qendër tregtare në Littleton.
Dikush kishte vënë zjarr në stacionet e karikimit dhe shërbimet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke arritur ta shuanin zjarrin, por dëmet ishin të mëdha. Policia e Littletonit tashmë ka nisur një hetim për zjarrvënie të qëllimshme. Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla pati rënie të shitjeve të makinave me 59% nga viti në vit në Gjermani muajin e kaluar, sipas Autoritetit Federal të Transportit Motorik të vendit. Tesla, prodhuesi më i madh në botë i EV, i cili ka fabrikën e vetme evropiane në Gjermani, regjistroi 1277 makina të reja në vend në janar. Kjo është shifra më e ulët mujore e parë që nga korriku 2021. Kjo vjen gjithashtu pavarësisht nga fakti se tregu më i gjerë i EV i Gjermanisë u rrit me 54% në janar, duke ulur pjesën e tregut të Tesla nga 14 në 4%.