Aktualitet

Procedim në gjendje të lirë ndaj një shtetasi turk në Kapshticë/Tentoi të nxirrte para të padeklaruara!

Ndaj një shtetasi turk, nisi procedimi në gjendje të lirë pasi në pikëkalimin kufitar të Kapshticës tentoi të nxirrte nga territori shqiptar shuma parash në vlerë rreth 28 mijë euro e afro 3 mijë dollarë e që i kishte fshehur në një çantë krahu, në kabinën e kamionit që drejtonte. Policia ia sekuestroi në cilësinë e provës materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, materialet procedurale në ngarkim të 50 vjueçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A.D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 mijë e 915 euro dhe 2 mijë e 935 dollarë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.