Lifestyle

Produktet që nuk duhet të përdorni për kujdesin e fytyrës

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i vazhdueshëm. Ai nis që nga të ushqyerit shëndetshëm, higjiena e përditshme dhe përdorimi i kremërave dhe produkteve përkatëse që duhet t’i përshtaten nevojave të saj.

Fytyra është zona më delikate e trupit dhe për këtë arsye kërkon një kujdes specifik. Egjiptianët e lashtë dikur përdornin një pastë të bërë nga bakri i oksiduar për grimin e syve.

Ky përbërës i rrezikshëm përfundimisht do të shkaktonte acarim dhe pagjumësi, por ata ishin të gatshëm të vuanin në emër të bukurisë. Dhe megjithëse industria e kozmetikës ka ndryshuar masivisht me kalimin e viteve, disa nga produktet në çantën tuaj të make-up mund të jenë ende një shkatërrim i lëkurës suaj.

Në këtë artikull do të njiheni se cilat nga produktet e lëkurës ju bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

1. Pastrimet e fytyrës me scrub çdo javë mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Pastrimet gërryese heqin shtresën e jashtme të lëkurës dhe dëmtojnë atë.

2. Disa trajtime për aknet. Trajtimet e puçrrave mund ta lënë lëkurën tuaj të ndjehet e thatë dhe e irrituar. Megjithëse këto simptoma janë shpesh të përkohshme, lëkura juaj mund të pësojë kruarje, madje edhe të digjet. Antibiotikët, për shembull, mund t’ju shkaktojnë shqetësime në stomak ose marrje mendsh.

3. Masazhimi i fytyrës me gurë gua. Në fakt ky lloj masazhimi ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe zvogëlimin e dhimbjes së qafës. Por gjatë fërkimit mund të shkaktojë plasjen e enëve të vogla të gjakut afër sipërfaqes së lëkurës tuaj. Kjo mund të rezultojë në mavijosje dhe gjakderdhje.

4. Fshirja e fytyrës me peceta alkooli mund t’ju duket sikur po e pastroni, por në të vërtetë ajo than vajrat e nevojshëm të lëkurës suaj.