Në një dëgjesë me banorët e Njësisë 5 në Tiranë për buxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama theksoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në buxhet është parashikuar një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.
LEXO EDHE: Rama dëgjesë me banorët e Njësisë 5: Kushtetuesja t’i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën!
“Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si grip; rastet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Realisht nuk ka javë që unë mos të marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i është shfaqur në trupin e një të afërmi kanceri. Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik nga larg, keni ndjekur atë çfarë ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për ta shfrytëzuar edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale është përtej të gjithave…
Sot është koha kur nuk mundet më të shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse, problemit të barnave, të mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës të pacientëve që kanë kancer, sepse janë barna që kushtojnë. Por njësoj siç ndodh në një familje kur largohet kjo sëmundje, unë di diçka lidhur me këtë nga jeta ime personale, të gjithë nuk kanë më mendje vetëm te detyrimi…
Për herë të parë — po nëse fillon për herë të parë — do të vazhdojë çdo vit, ne kemi përcaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për kancerin për njerëzit tanë. Mund të duket si fantazi që shumë gjëra më kanë ndodhur”,- tha Rama.
Rama theksoi se deri në fund të këtij mandati paga minimale do të shkojë në 700 euro.
“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale. Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit”, -tha Kryeministri.