“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
Borderlands 4
Borderlands 4 është një lojë aksioni dhe role-playing në vetë të parë e vitit 2025, e zhvilluar nga Gearbox Software dhe e publikuar nga 2K. Është një vazhdim i Borderlands 3 (2019) dhe loja e pestë kryesore në serinë Borderlands. Loja u publikua për PlayStation 5, Windows dhe Xbox Series X/S më 12 shtator 2025, duke marrë vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët.
Break Free | Zayn
HIM
Çfarë do ishit gati të sakrifikonit për t’u bërë më i madhi i të gjitha kohërave? Nga fituesi i çmimit Oscar® Jordan Peele dhe Monkeypaw Productions, producentë të filmave të famshëm horror Get Out, Us, Candyman dhe Nope, vjen një udhëtim drithërues në labirinthet e brendshme të famës, idhujtarisë dhe kërkesës për ekselencë me çdo kusht, me një performancë dramatike elektrizuese nga Marlon Wayans (Air, Respect). Në filmin HIM luan edhe ish lojtari i futbollit në nivel universitetesh Tyriq Withers (Atlanta, filmi i ardhshëm I Know What You Did Last Summer) në rolin e Kameron Kejd, një organizator i ri që ia ka dedikuar jetë dhe identitetin futbollit. Në prag të eventit vjetor të gjetjes së lojtarëve të rinj të futbollit profesionist, Kamin e sulmon një fans i çmendur dhe pëson një traumë truri që mund t’i japë fund karrierës sp tij. , Pikërisht kur gjithçka duket e humbur, Kamit i vjen një mundësi kur heroi i tij, Ajzajah Uajt (Marlon Wayans), një organizator legjendar, tetë herë kampion dhe super yll i medias, ofrohet ta trajnojë Kamin në qendrën e tij të izoluar ku jeton me gruan e tij, influenceren e famshme, Elsi Uajt (Julia Fox; Uncut Gems, No Sudden Move). Por ndërsa trajnimi i Kamit përshpejtohet, karizma e Uajtit fillon të ndryshojë në diçka më të errët, duke e futur beniaminin e tij nëpër një labirinth çorientues që mund t’i kushtojë atij shumë më tepër se ç’e kishte menduar.
Denzel Curry – HIM
Kiss of the Spider Woman
Valentin (Diego Luna), një i burgosur politik, ndan një qeli me Molina (Tonatiuh), një dekorues vitrinash i dënuar për sjellje të pahijshme në publik. Të dy krijojnë një lidhje të papritur ndërsa Molina rrëfen ngjarjen e një muzikali hollivudian me protagoniste divën e tij të preferuar të ekranit të madh, Ingrid Luna (Jennifer Lopez). Bazuar në hitin muzikal të Broadway-t, fitues të Tony Award. Përshtatja e re vizionare e Bill Condon bazohet në romanin e vlerësuar të vitit 1976, Kiss of the Spider Woman, nga shkrimtari argjentinas Manuel Puig dhe muzikalin e Broadway-t, fitues të Tony Award, me të njëjtin emër nga dramaturguTerrence McNally (Master Class, Ragtime) dhe ekipi i kompozitorëve/tekstshkruesve John Kander dhe Fred Ebb (Cabaret, Chicago).
Jennifer Lopez – Never You
The Devil Wears Prada 2
“The Devil Wears Prada 2” është një film amerikan komedi-dramë, i drejtuar nga David Frankel dhe i shkruar nga Aline Brosh McKenna. Një vazhdim i “The Devil Wears Prada” (2006), filmi bazohet në romanin “Revenge Wears Prada: The Devil Returns” nga Lauren Weisberger. Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt, Tracie Thoms, Tibor Feldman dhe Stanley Tucci ripërsërisin rolet e tyre nga filmi i parë, me Frankel dhe McKenna që kthehen gjithashtu për të drejtuar dhe shkruar përkatësisht skenarin. “The Devil Wears Prada 2” është planifikuar të dalë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada më 1 maj 2026.
Dress Your Way Up
Tron: Ares
Një Program shumë i sofistikuar, Ares, dërgohet nga bota dixhitale në botën reale në një mision të rrezikshëm, duke shënuar takimin e parë të njerëzimit me qeniet e IA-së.