Me 4 anëtarë të rrëzuar në Vetting dhe me tre të dorëhequr, Gjykata Kushtetuese nuk ka më mundësi të shqyrtojë dosje. Aktualisht të dy anëtarët e mbetur kanë pezulluar gjykimin për 11 çështje, nga të cilat 5 kanë të bëjnë me kërkesa për kundërshtime të vendimeve të qeverisë për mënyrën dhe vlerën e kompensimit të pronave. Shoqata e ish pronarëve kanë kundërshtuar përgjysmimin e vlerës së kompensimit, sipas skemës së miratuar nga qeveria me ligjin 133 të vitit 2016.