Aktualitet

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Dokumentuam çdo tejkalim kompetence e abuzim!

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit njofton se ka monitoruar zhvillimet, përfshirë veprimet e policisë, për garantimin e të drejtave të njeriut e ligjshmërinë e shoqërimeve.

Ky institucion flet për dokumentimin e çdo rasti të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin. “Monitorimi do të pasqyrohet në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies së plotë ligjore”.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar protestat e djeshme dhe veprimet policore gjatë natës, me fokus garantimin e të drejtave të njeriut dhe ligjshmërinë e shoqërimeve.

Nga inspektimet në komisariatet e Tiranës dhe në Spitalin e Traumës, rezulton se janë shoqëruar gjithsej 41 persona, mes të cilëve 6 të mitur. Nga ky total, 11 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë. Gjithashtu, janë konstatuar 2 raste të lëndimeve të rënda (fraktura në kokë dhe fytyrë) që po trajtohen në spital.

Avokati i Popullit ka dokumentuar çdo rast të tejkalimit të kompetencave apo abuzimit me pushtetin. Ky monitorim do të pasqyrohet në një raport të detajuar për organet kompetente, me qëllim sigurimin e llogaridhënies së plotë ligjore.