Aktualitet Politikë

Protestuesit sulmojnë me molotovë selinë e PS-së, policia hedh gaz dhe ujë drejt tyre! VIDEO

Protesta e demokratëve nisi me tensione, të cilat u përshkallëzuan më tej me hedhjen e vazhdueshme të molotovëve.

Mbështetësit demokratë kanë sulmuar edhe selinë e PS-së me molotovë, një automjet i policisë është përfshirë nga flakët.

Më pas policia i ka shpërndarë me presionin e ujit dhe gazin lotsjellës.

Ata fillimisht sulmuan Kryeministrinë dhe më pas Ministrinë e Brendshme dhe atë të Infrastrukturës.

Forca të shumta policie janë vendosur në disa zona të kryeqytetit. Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren. Pas molotovëve të hedhur drejt ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në protestën e 20 shkurtit, sot është vendosur gardh metalik në rrugët hyrëse për në ish bllok.

LEXO EDHE: Protesta e opozitës nis me molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, protestuesit përshkallëzojnë situatën tek Ministria e Brendshme!