Aktualitet

PS rrëzoi kërkesën për arrestimin e Ballukut, Ambasada e Suedisë në Tiranë: Udhëheqja politike shqiptare përgjegjëse për vijimin e procesit të integrimit!

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në Facebook, Ambasada e Suedisë në Tiranë shkruan se përparimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE varet nga lufta kundër korrupsionit në nivelet më të larta.

Po ashtu në njoftimin e saj, Ambasada e Suedisë në Tiranë ka shkruar se udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e vijimësisë së procesit të integrimit të vendit në BE.

Ata i bëjnë thirrje drejtësisë që të vijojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa pengesa.

LEXO EDHE: PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/ Ambasada holandeze: Ndjekja penale efektive e korrupsionit, prioritet!

Njoftimi i Ambasadës së Suedisë në Tiranë:

Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi.

LEXO EDHE: “Balluku”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar jo pengesë për llogaridhënie para ligjit!