I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armir Tola, ish-banori i “Big Brother VIP 5”. Ai ka komentuar më shumë mbi fitoren e Selin në finalen e madhe të BBV, bisedën që ka bërë me Mirin pas daljes së tij, si dhe ka analizuar finalistët…
Pse mendon se fitoi Selin?
Të bëjmë një analizë të mirëfilltë, sepse njerëzit më shikonin kohët e fundit që thoja se doja të fitonte vetëm Miri. Unë kisha qejf që të fitonte vetëm Miri. E para, Selinit i urojmë suksese në rrugëtimin e saj, është një vajzë shumë e zgjuar. Për sa kohë kam qenë në “Big Brother” kam shkuar mirë me Selin, i uroj realisht sukses. Nga të gjitha detajet që ajo ka si personazh, ka mundësi të ecë shumë përpara. Unë nuk jam nga ata që flas keq për njerëzit, sepse parimisht kam qejf që njerëzit të ecin përpara. Dhe të gjithë banorëve që kanë qenë aty, i uroj me shpirt e me zemër që të ecin mirë. Por një analizë e thjeshtë se pse fitoi Selin, po ta shikosh që në fillim të “Big Brother”, unë e kisha parashikuar dhe në trurin tim që në podium do ishin dy persona, Miri dhe Selin dhe nuk ma hiqte dot kush nga mendja. I vetmi parashikim që kisha bërë më doli i saktë, që në finale do ishin ata të dy. Pastaj se kush do fitonte, ishte raport i ngushtë, sepse në publik ka disa lloje njerëzish që bëjnë fansa dhe fansat janë të ndryshëm, si të Selin, si të Mirit. Dhe rezultoi që fansat e Selin ishin më të fortë se fansat e Mirit dhe fitoi Selin. Analiza është shumë e thjeshtë, kanë bërë një lojë goxha të mirë, pastaj loja që ndodhi në gjithë “Big Brotherin” ishte ajo e krevatit, çdo sezon ka të vetin, dhe këtë sezon qëlloi në këtë formë. Por ishte oratore e frikshme, ishte shumë e zgjuar, mendonte se çfarë do ndodhte, si do fliste, i përgjigjej çdokujt në goditje të parë, kishte atë karizmën e femrës së bukur, se realisht është shumë e bukur.