Live From Tirana

“Shpresoj ta kenë të vërtetë”/Armir Tola për çiftin Brikena-Mateo: Nuk kam besuar ndonjëherë tek dashuritë në Big Brother por…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armir Tola, ish-banori i “Big Brother VIP 5”. Ai ka komentuar më shumë mbi fitoren e Selin në finalen e madhe të BBV, bisedën që ka bërë me Mirin pas daljes së tij, si dhe ka analizuar finalistët

A beson tek dashuria e Mateos dhe Brikenës?

Unë kam bërë dhe diskutim me Ledionin në një prime, kam thënë që ka 7 lloje dashurie. Unë nuk dua të flas për dashurinë e tyre, a është e vërtetë apo jo. Në sytë e mi, do shumë kohë që të dashurohesh. Shpresoj që ta kenë dashuri të vërtetë. Shpresoj që t’u eci mbarë. Unë nuk kam besuar asnjëherë në dashuritë në “Big Brother”, pavarësisht se ka disa që kanë ecur, si për shembull Kiara dhe Luizi, që kanë bërë një fëmijë, kanë një dashuri të frytshme. Por unë jam tip që nuk besoj shumë në dashuri.