Live From Tirana

Pozicioni në finale, Armir Tola: Do ndryshoja Mateon me Rogertin, është dhënë me gjithë shpirt…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armir Tola, ish-banori i “Big Brother VIP 5”. Ai ka komentuar më shumë mbi fitoren e Selin në finalen e madhe të BBV, bisedën që ka bërë me Mirin pas daljes së tij, si dhe ka analizuar finalistët…

Në finalen e madhe, u largua i pari nga shtëpia Rogerti, më pas Mateo, në vend të dytë doli Miri dhe fituesja Selin. Si e sheh këtë pozicionim?

Ne nuk kemi asgjë me asnjërin, por realisht edhe unë vetëm një vend mund të ndryshoja, Mateon me Rogertin. Dhe renditja ishte aty-aty, renditja ishte shumë e saktë nga publiku. Sepse duhet ta mendosh pak dhe me logjikë, ja ta shikosh vetëm me tifozllëk. Nëse e mendojmë pak me logjikë, nga e gjithë eksperienca që kanë bërë të katërt banorët, se dhe Rogerti është dhënë me gjithë shpirt në “Big Brother”, pavarësisht çdo gjëje që ka bërë, u fut “all in”, me gjithë shpirt. Edhe Mateo kishte atë programacionin e vet, kishte një dashuri nga publiku.