Nëse keni flokë biond dhe pas një dite në pishinë keni vënë re një nuancë të gjelbër të pazakontë, mos u shqetësoni — nuk jeni të vetmit, dhe për fat të mirë, problemi zgjidhet lehtësisht.
Çfarë e shkakton ngjyrën e gjelbër në flokë?
Megjithëse shpesh fajësohet klori, fajtori kryesor është bakri i oksiduar që gjendet në ujë. Ky metal reagon me produktet dezinfektuese dhe lidhet me sipërfaqen e fijeve të flokut, veçanërisht kur ato janë të dëmtuara dhe me kutikulë të hapur. Rezultati? Një reflektim i gjelbër që shfaqet në flokët biond ose të çelët.
Si ta parandaloni dhe neutralizoni efektin?
1. Shpëlarja e menjëhershme pas pishinës:
Pas notit, lani flokët sa më parë me ujë të pastër ose shampo të butë.
Edhe në mungesë të shampos, një shpëlarje e thjeshtë ndihmon në largimin e substancave që nxisin ndryshimin e ngjyrës.
2.Ketchup-i ose domate si trajtim natyral:
Duket si këshillë nga gjyshja, por funksionon! Aciditeti i ketchup-it dhe i domates ndihmon në neutralizimin e nuancës së gjelbër.
Aplikojeni përzierjen në flokë të lagur, lëreni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me kujdes. Mund të përdorni edhe domate të freskët me pak lëng limoni për të njëjtin efekt.
Kujdes me rrobat! Salca ose lëngu i domates mund të lërë njolla, ndaj përdorni një peshqir të vjetër ose letër kuzhine.
3.Soda e bukës për pastrim të thellë:
Për ata që duan një trajtim më të fortë- Përzieni sodë buke me pak ujë, krijoni një pastë dhe aplikojeni në zonat e prekura. Lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm. Për shkak të efektit tharës, mos harroni të përdorni më pas një balsam ushqyes.
Ky problem është i zakonshëm, por krejtësisht i zgjidhshëm pa ndihmën e parukierit. Me pak përkujdesje dhe disa produkte që i keni në kuzhinë, flokët tuaj mund të rifitojnë shkëlqimin e tyre natyral — pa gjurmë të gjelbërta!