Gossip Showbiz

Pse Sarah Jessica Parker nuk do të marrë pjesë në Met Gala 2025?

Aktorja ikonike Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Met Gala 2025, duke befasuar fansat e saj që e kanë parë gjithmonë si një nga yjet më të spikatura të tapetit të kuq.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ylli i “Sex and the City” tha se angazhimet në punë nuk i lejojnë të jetë pjesë e eventit madhështor këtë vit, megjithatë ajo mbetet entuziaste për të ndjekur zhvillimet nga larg. Parker u shpreh:

Duhet të punoj… por mezi pres të shoh çfarë do të bëjnë të gjithë. Jam shumë e interesuar dhe dua ta nderoj vërtet punën e kuratorëve dhe gjithë atyre që janë frymëzuar nga ky moment

Met Gala 2025 do të mbahet të hënën, më 5 maj, me temën “Superfine: Tailoring Black Style”, një ekspozitë që vlerëson elegancën dhe ndikimin e stilit të zezakëve në modë.

Sarah Jessica Parker ka qenë një pjesëmarrëse e rregullt në këtë ngjarje që nga viti 1995, kur debutoi me një fustan të zi të blerë në një dyqan me rroba të përdorura – një zgjedhje që habiti publikun dhe e shënoi si ikonë stili që në hapat e parë të paraqitjes së saj në Met Gala.

Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që Parker do të mungojë në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të modës botërore.