BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Pse Valbona nuk reagoi me rikthimin e Jozit në shtëpi? Është pjesë e lojës së tyre?

Suksesi duket se ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike në ambientet e shtëpisë më të ndjekur, ku banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë.

Në pjesën e parë të emisionit ishte në rolin e moderatorëve Amberi dhe Jozit, të cilët kishin të ftuar Loredanën, Vserlon, Kellyn dhe Gertën. Duke pasuar më pas me pjesën e dytë me në krye, Laertin dhe Gjestin që kishin të ftuar Rozanën, Olën, Aldon dhe Mikelën.

Pjesa e tretë dhe e fundit, ka për protagonistë, si moderatorë Egli Takon dhe G-Banin, si dhe të ftuar Valbonën, Rizartën, Danjën dhe Shkëlzenin.

Sigurisht që programi nisi shumë ëmbël me prezantimin dhe përshëndetjet e moderatorëve por shpejt kanë filluar me pyetje ngacmuese e pikante drejt Valbonës nga Egli, e cila ka pyetur se pse nuk kishte një reagim prej saj rreth rikthimit të Jozit në shtëpi.

Kjo pasi ata e kanë bërë të qartë marrëdhënien e tyre jashtë që duket tepër e konsoliduar, madje duke nënkuptuar që reagimi mund të ketë qenë në kuadër të lojës. Ajo ka shprehur se:

Për çfarë të reagoj, ishte zgjedhja ime… Nuk kam qenë e detyruar, nuk ka një rregullore, nuk ka patur të bëjë me lojën. Nuk jam e detyruar të të shpjegoj ty…

Një përgjigje e tillë ka krijuar një pakënaqësi tek G-Bani, i cili e cilësoi këtë përgjigje si të paqartë dhe diçka ndoshta të padrejtë. Duke i kërkuar më pas Valbonës që të mos ngrejë zërin dhe se respekti fitohet nuk imponohet.