Lifestyle

Pse zgjohesh papritur në mes të natës dhe si ta parandalosh?

Nëse shpesh të ndodh të zgohesh në mes të natës, rreth orës 3:00, nuk je vetëm. Ekspertët thonë se ky fenomen është shumë më i zakonshëm se sa mund të mendojmë, dhe pas tij qëndrojnë arsye biologjike, emocionale dhe mjedisore.

Sipas studiuesve të gjumit, rreth orës 3 të mëngjesit trupi kalon nga gjumi i thellë në fazën REM, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj zgjimeve.

Në këtë kohë, temperatura e trupit fillon të ngrihet lehtë, niveli i hormonit të gjumit (melatoninës) bie, ndërsa rritet kortizoli, hormoni i stresit, i cili mund të shkaktojë zgjime të papritura.

Arsye të tjera të zakonshme për zgjimin në mes të natës:

-Stresi dhe ankthi: Mendimet e shqetësuara gjatë ditës rrisin kortizolin dhe e bëjnë gjumin më sipërfaqësor.

-Problemet metabolike: Alkooli ose ushqimet e rënda vonë mund të ndërhyjnë në nivelin e sheqerit në gjak dhe të shkaktojnë zgjim të papritur.

Mjedisi i gjumit: Ndriçimi i tepërt, temperatura e papërshtatshme ose zhurmat mund ta ndërpresin gjumin.

-Cikli natyror i trupit: Ora 3 e mëngjesit shpesh është pika më e ulët e energjisë trupore, dhe disa njerëz zgjohen natyrshëm.

Si ta shmangësh zgjimin gjatë natës?

-Mbaj një orar të rregullt gjumi.

-Krijo një ambient të qetë: dhomë e errët, e freskët dhe pa zhurma.

-Shmang ushqimet dhe alkoolin vonë në mbrëmje.

-Kufizo përdorimin e telefonit para gjumit për shkak të dritës blu.

-Nëse zgjohemi dhe nuk mund të flesh, mos u përpiq me forcë. Çohu, lexo diçka ose dëgjo muzikë relaksuese, dhe kthehu në shtrat kur të ndihesh për gjumë.

Nëse ky problem ndodh pothuajse çdo natë dhe ndikon në energjinë ose përqendrimin gjatë ditës, mund të tregojë çrregullime gjumi, si apne gjumi, ose stres të akumuluar. Në këtë rast, rekomandohet konsultimi me një specialist të gjumit ose mjek.