Aktualitet

Publikohen emrat e trupit gjykues që do të shqyrtojnë dosjen e Bashkim Dedje-s

Kolegji i Posaçëm i Apelimit bëri publik emrat e trupit gjykues që pritet të shqyrtojë dosjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.  Në përbërje të tij janë Ardian Hajdari kryesues, relator Luan Daci dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz. Rreth dy muaj më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi rikonfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, por ONM-ja rekomandoi ankimimin e këtij vendimi.