Aktualitet

Publikohet rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për maturantët!

Ministria e Arsimit publikoi rregulloren e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin Arsimin e Mesëm të Përgjithshëm e atë Profesional. Më 2 qershor, maturantët do të ulen ne banka për t’iu nënshtruar provimit të Gjuhës së Huaj.

Më 9 qershor zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në datë 16 qershor, i Matematikës dhe më 23 qershor që është edhe provimi i fundit, ai me Zgjedhje.

Po ashtu, Ministria bën me dije se janë publikuar e shpërndarë testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.

Rregulla të qarta, garë e drejtë. Eshtë tashmë publike rregullorja  e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional; 2 qershor.

Provimi i gjuhës së huaj; 9 qershor. Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë; 16 qershor· Provimi i matematikës; 23 qershor · Provimi me zgjedhje.

Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitje

Kujdes. Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores

Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë

Suksese!