Aktualitet

Matura Shtetërore, sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë!

Matura Shtetërore, provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i dyti pas Gjuhës së Huaj, sot do t’i nënshtrohen mbi 27 mijë maturantë. Provimi fillon në orën 10:00 e zgjat 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e tij janë rreth 145 qendra e secila prej tyre administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues. Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale. Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 17 qershor, pra të martën e ardhshme e atij me Zgjedhje, më 24 qershor.