Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi Rama shprehet se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin.
“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan kreu i qeverisë.