Gossip Showbiz

Puthje dhe deklarata dashurie! DJ Gimbo surprizon Selinin me fjalët që askush nuk i priste!

Momente romantike janë regjistruar mes DJ Gimbos dhe Selinit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, edhe pasi përfundoi festa e beqarisë.

Dy banorët u panë duke kaluar disa çaste shumë të afërta në dhomën e gjumit, ku shkëmbyen përqafime të ngrohta dhe gjeste të dukshme afeksioni ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë bisedës së tyre intime, DJ Gimbo nuk kurseu fjalët e dashurisë për Selinin. Ai u shpreh me shumë ndjenjë, duke i thënë se e do pafundësisht, një moment që e bëri atmosferën edhe më emocionale.

Të do Gimbo deri në pafundësi

-i tha ai Selinit me ëmbëlsi.

Pamjet e publikuara tregojnë gjithashtu se në një moment tjetër dyshja duket se kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për afrimin e tyre.

Kujtojmë se DJ Gimbo dhe Selin janë zgjedhur nga publiku si çifti që do të realizojë një dasmë tradicionale simbolike brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.