Art & Kulturë Botë e Çuditshme Design

Qytetari fiton pikturën e Pablo Picassos për vlerën ‘qesharake’!

Një qytetar nga Parisi ka fituar një pikturë të rrallë të Pablo Picassos, me vlerë rreth 1 milion euro, përmes një lotarie bamirësie të organizuar nga Christie’s. Vepra e fituar, “Head of a Woman” (Koka e një gruaje) e vitit 1941, i është dhënë fituesit Ari Hodara, i cili kishte blerë një biletë prej 100 eurosh rastësisht në ditët e fundit të shortit.

Sipas rrëfimit të tij, momenti i njoftimit për fitoren fillimisht u duk si mashtrim, përpara se të konfirmohej se ishte fituesi i vetëm i veprës së çmuar. Lotaria ka tërhequr më shumë se 120 mijë pjesëmarrës, duke gjeneruar rreth 11 milionë euro. Fondet e mbledhura janë dedikuar për kërkime mbi Alzheimerin, duke e kthyer këtë iniciativë në një nga fushatat më të suksesshme bamirëse që lidh artin me shkencën.

Ky rast tregon se si veprat ikonike të artit mund të përdoren jo vetëm si objekte koleksioni, por edhe si mjete për të mbështetur kauza globale, duke kombinuar pasionin për artin me ndikimin social. Piktori Pablo Picasso ishte midis të dyshuarve për vjedhjen e Mona Lisës nga Luvri i Parisit në vitin 1911, raportuan sot mediat spanjolle. Kur piktura e famshme e Da Vinçit u zhduk nga muzeu i Parisit, kjo u quajt vjedhja e shekullit, muzeu u mbyll për një javë për një hetim të detajuar, dhe Picasso ishte midis të dyshuarve së bashku me poetin Guillaume Apollinaire, asistenti i të cilit Gary Pierre vodhi dy buste në vitin 1907, njërin prej të cilëve ia shiti piktorit dhe tjetrin si dhuratë, sipas portalit Cadenaser.