Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, pas festimit të Pashkëve me familjarët, shqiptarët kthehen në Greqi!

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës! Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar radhë në pritje për të kaluar doganën.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, raporton aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera.

Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës.

Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje të vështira mes ruajtjes së traditës dhe nevojës për kursim. Ndërkohë që zakonet e konsumit po pësojnë ndryshime të thella, lidhja me simbolikat festive mbetet e fortë.

Vetëm një në gjashtë familje udhëtoi për Pashkë këtë vit, një tregues i qartë i ndikimit të inflacionit në zakonet e pushimeve. Kostoja e transportit është bërë pengesë kryesore për lëvizjen: çmimet e biletave të trenave u rritën deri në 190% brenda 20 ditësh. Njësoj alarmante janë edhe fluturimet, me një rritje mesatare prej mbi 180 eurosh 24 oër para festave.