Aktualitet

Rama: “2022 viti i kalimit të shërbimeve në smartphone!”

Sot në takimin e Bashkëqeverisjes në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se “2022-shi do të jetë viti i mbylljes së sporteleve dhe kalimit të plotë të shërbimeve administrative në smartphon-in tuaj apo kompjuterin më të afërt përmes platformës https://e-Albania”.

Nga njëra anë mekanizmi i ri ligjor i bashkëqeverisjes, nga ana tjetër mekanizmi i shërbimeve digjitale publike për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë çdo ditë të marrin nga zyrat e shteti gjithë farë dokumentesh, certifikatash vërtetimesh. Bashkëqeverisja është një koncept, të cilin ne e kemi futur në gjuhen dhe në traditën e qeverisjes, 4 vite më parë, kur qytetarët na dhanë mandatin e dyte dhe besimin e madh që të qeverisim si një forcë e vetme dhe ndërkohë ne ishim zotuar se nëse qytetarët do na besonin duke na dhënë mundësinë që në procesin qeverisës të mos ishim të detyruar të mbanim në prehër forca të tjera me të cilat dihen problemet që patëm gjatë mandatit të parë atëherë ne do të ndërtonim një koalicion një aleancë, një bashkim me njerëzit e zakonshëm përtej partive ne funksion të përmirësimit të jetës së tyre dhe njëkohësisht në funksion të mundësimit për çdo kënd që të kishte një marrëdhënie me qeverinë.

Rama tha se “ligji i Bashkëqeverisjes është duke futur jo vetëm elementin detyrues por dhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm, nga njëra anë elementin e sanksioneve”.

Pra, sot me të kaluar ligji në ditët dhe javët e ardhshme, çdo zyrtar shteti që identifikohet si fajtor për dhënien me vonesë të përgjigjes për qytetarët do të sanksionohet financiarisht. Sanksionet do të prekin edhe titullarët, si një hap i parë drejt largimit të tyre nga detyra, në rast përsëritje dhe në rast se bëhet fjalë për dyshime penale, deri në ndjekje penale.

Elementi i dytë që është futur në ligj është elementi i ndërmjetësimit. Ajo që kemi vënë re është se një numër i madh heshtjesh lidhen me domosdoshmërinë e një procesi gjyqësor. Ndërmjetësimi mundëson një fazë paraprake në kërkim të një zgjidhjeje miqësore mes palëve për të qenë në krah të qytetari dhe bërë më të lehtë. Natyrisht, platforma nuk është gjykatë dhe për këtë arsye një numër kërkesash të lidhura me konflikte gjyqësore nuk kanë mundur dhe nuk do marrin përgjigje definitive nga platforma, sepse platforma është një mekanizëm në duart e qytetarëve për marrëdhëniet me pushtetin ekzekutiv me qeverinë dhe me bashkitë por jo mekanizëm që zëvendëson gjykatën.