Dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama u ndal sot te cilësia e teksteve që po shpërndahen falas: “Deri në fund të mandatit, Qeveria do të sigurojë libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm”. Në një takim me mësues, Kryeministri theksoi se “Një numër shkollash kanë hyrë në procesin e rindërtimit”. Gjithashtu, Rama bëri të ditur se sot është mundësia për të mbidyfishuar numrin e mësuesve për fëmijët me aftësi të veçanta.