Kryeministri Rama inspektoi sot punimet në Elbasan-Tiranë. Drejtuesi i projektit tha se tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare e në mesin e marsit pritet të hapet një krah i karrexhatës e më pas, e gjithë rruga. Rama tha se nxitimi për arsye zgjedhore solli dyfishimin e kostos së ndërtimit të rrugës Elbasan-Tiranë. Kryeministri kërkoi angazhim maksimal që edhe pjesa e mbetur e punimeve të mbyllet brenda afateve.