Aktualitet

Rama: Kompania kineze e Aeroportit dështoi, shteti nuk pranon justifikime!

Ndërkaq në të parin reagim pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, Kryeministri Edi Rama shprehet se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Në një postim në Twitter Rama shkruan se shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. “Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht” tha kreu i qeverisë.