Politikë

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Të hiqet ‘pengmarrja’, me fjalimet e deputetëve ‘për procedurë’!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Ai theksoi se aktiviteti parlamentar duhet të shtohet, dhe të bëhen më shumë seanca në funksion të procesit të integrimit.

Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se orët në dispozicion të opozitës duhet të ulen, sepse janë në disbalancë me ato të shumicës parlamentare. Sipas tij, këto orë nuk mund të përdoren për pengmarrje të Kuvendit.

“Ky vit që nis dhe i ardhshmi do të kenë ngarkesë si asnjëherë më parë në kuvend. Numri i ligjeve që duhet të kalojnë në filtrin dhe në seancën e vendimmarrjes së Kuvendit do të jetë më i larti ndonjëherë për shkak të procesit të negociatave. Nga ana tjetër, na duhet të kalojmë ligje por edhe të jemi sa më cilësor në këtë proces. Kjo shton nevojën për të rritur angazhimin, të punës dhe të numrit të seancave të parlamentit. Nuk është i përballueshëm në këtë proces me këtë numër seancash dhe mbase mund të konsiderohet përfshirja në kalendar e seancave të posaçme vetëm për procesin e negocitave. Që për natyrën dhe përmbatjen e tyre nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh por përqendrim dhe numër prezence.

Lidhur e domosdishmërinë e rritjes së aktivitetit diplomatik parlamentar, që duhet të jetë në fokusin e kryetarit të Kuvendit, por edhe të deputetëve të përfshirë në grupet e iqëesiosë me parlamente të vendeve anëtare tëe BE, dhe të atyre parlamente ku nevoja për më shumë komunikim, prani dhe shpojegime është më e madhe. Besoj se është e qartë për të gjithë që ky proces kërkon ede një administratë apo shërbim administrativ të Kuvendit më cilësor. Kemi folur për reformën e brendshme në Kuvend prej disa vitesh, janë bërë disa hapa por një administratë, e cila numëron rreth 350 vetë nga të cilët, rreth 300 janë nëpunës civil, është goxha e madhe në numër, në ndërkohë që barra e punës mbështetëse për komisionet për deputetët, kryetarin e Kuvendit bie mbi një numër më të vogël se sa i përgjithshmi. Kjo kërkon vëmendje të vecantë dhe nqëse për arsyet që lidhen edhe me sifgurinë juridike të atyre, duhet të shtojmë forca të reja.

Së treti, duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në Kuvend, diferenca është shumë e madhe. Në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh nga orët duket sikur jemi në një parlament 51 me 49. Që dmth se orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës janë anomalisht shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në parlamentet e BE. Nuk dua të them se duhet t’i ulim orët opozitës por të shikojmë se si duhet të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng jo kuvendin por publikun, për një ose dy orë kur fillon seanca dhe pushtuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë spektatorë të një teatri balte. Duhet të mbarojë. Në asnjë parlament demokratik dhe të BE kjo gjë nuk i lejohet asnjë force politike. Prandaj duke qenë se rregullorja e parlamentit nuk është shkruar në gur, duke u bazuar në praktikat e BE, të ndërhyhet që fjala procedurë të mos jetë e barabartë me konceptin pengmarrje.”, tha Rama.