Aktualitet

Rama refuzon ofertën serbe për blerjen e Telekomit

Kryeministri Rama refuzon ofertën serbe për blerjen e Telekomit. Telekomi i Serbisë shprehu interesim për blerjen e “Telekom Albania”-s, pasi u nxorr në shitje nga “Deutche Telekom”. Rama tha se “Qeveria Shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si Deutche Telekom”, e cila, sipas tij, “ka një strategji që të tërhiqet nga tregjet e vogla”. Një ditë më parë, Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do ta diskutojë çështjen me Kryeministrin Rama.