Live From Tirana

Ramës i pëlqejnë servilët? Pedagogia: “Kush është në hapat e parë të karrierës…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë për dukurinë e servilizmit në shoqëri.

A ka servilë në politikë? Ramës për shembull i pëlqen kur i servilosen?

Ai është mjaftueshëm i zoti t’i ndajë, me gjithë backgroundin dhe formimin e tij. Por mendoj që njerëzit që i pëlqejnë servilët, ose mund të jenë në hapat e parë të karrierës, të suksesit, apo sa kanë marrë karrigen, ose mund të jenë ata individë që kanë pasur defiçenca të jashtëzakonshme. Nuk flas vetëm defiçenca publike, politike, ekonomike, por flas për defiçenca të protagonizmit, që kanë pasur një inferioritet të vazhdueshëm në jetën e tyre. Ju keni parë djem apo vajza që marrin një pozicion në administratë publike apo private, i pëlqejnë njerëzit që u thonë gjëra që as ata vetë nuk i besojnë. Duhet të kuptojmë që servili nuk është vetëm individi që të lajkatos, ndonjëherë servili shërben dhe ai thashethemaxhi, ndërmjetës, shpërndarës informacionesh.