E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit. Ajo ka folur më shumë për dukurinë e servilizmit në shoqëri:
Servilët janë kthyer në trend, janë kthyer në modë. Kemi servilë në të gjitha sferat e jetës, në institucione private apo shtetërore, në politikë, në media. Janë aq shumë sa kalojnë në nivele të hipokrizisë, ajo çfarë thonë dhe bëjnë nuk është e ngjashme, ajo çfarë ndiejnë dhe thonë prapë nuk është e ngjashme. Servilizmi është një dukuri që shumë njerëz e kanë pëddorur si ndihmës dhe mua më vjen shumë keq që është kthyer në traditë. Ky është shqetësim. Është bërë i zakonshëm. Kemi atë shprehjen që unë e urrej: Dorën që nuk e kafshon, puthe. Kjo është të shkelësh mbi veten, mbi parimet, mbi rregullat.