Këngëtarja Rea Nuhu ishte e ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe David Anthony Prifti në Top Albania Radio, ku prezantoi rrugëtimin e saj artistik me një emocion të përhershëm. Gjatë bisedës, ajo foli për debutimin e saj në skenë, kryesisht në interpretime live, duke qënë e angazhuar në këtë mënyrë për rreth tetë vjet në ambiente të ndryshme të muzikës shqiptare. Rea dha një pasqyrë të thellë mbi ndikimet e saj muzikore, veçanërisht drejt rrymës R&B dhe soul, por edhe pop, duke shprehur dëshirën për të eksperimentuar dhe për të gjetur ekuilibrin mes zhanreve që pasqyrojnë vokalin dhe ndjeshmërinë e saj.
Në internet, ajo ka tërhequr vëmendje përmes bashkëpunimit me emra të njohur si Kastro Zizo në “Kënga Magjike”, me këngën “Pa faj”, që i hapi rrugën një karriere më të spikatur. Më pas, në vitin 2019, rikthehet në festival me “Për mua”, e cila u prit mirë nga publiku. Ajo ka debatuar edhe me një projekt balade personale, “A jam rrit?”, një këngë të shkruar nga vetë ajo, e nxjerrë në 2023, në të cilën kthen dhimbjen e përjetuar në art. Përmes muzikës së saj, Rea qëndron si një zë i ri mbresëlënës që synon t’i bashkojë ndjeshmërinë emocionale me prezencën e fortë në skenë dhe online.
Ky ka qenë vetëm hapi i parë në një rrugëtim artistik që po zhvillohet me intensitet. Sot, Rea Nuhu nuk është thjesht një interpretuese në skenat live të lokaleve më të njohura, por një artiste e përkushtuar që po ndërton me kujdes identitetin e saj muzikor. Së fundmi, ajo ka sjellë për publikun edhe projektin e saj më të ri, këngën “Harroje”, një baladë e ndjerë që flet për ndarjen dhe fuqinë për të ecur përpara. Duke krahasuar muzikën në fillimet e saj dhe tani, si ka ndryshuar ajo?
Muzika ka qenë dhe është jeta ime. E them me plot gojë. Është realisht. Është pika ime më e fortë e jetës, aty ku mbahem gjithmonë kur jam e mërzitur, kur jam e lumtur, çdo gjë mua më lidhet me muzikën. Për mua, atëherë kam qenë në fillime, kam qenë duke mësuar veten, kam qenë duke zbuluar rrymat që kam dëshirë, kam qenë në eksperimente. Kurse tani, jam më e rritur, jam më e fokusuar te gjërat që dua të bëj. Kam zbuluar që di të shkruaj dhe të krijoj muzikë vetë. Momentalisht kam marrë një ‘home studio’ dhe po eksperimentoj me veten time. E kam për demo atë derisa t’ja marr dorën normalisht programeve që merren me muzikën dhe aty ngelemi. Tek jeta ime, domethënë kjo është pak, por e sigurt.
Nga çfarë inspirohet ajo për të shkruajtur një këngë?
Nga çdo gjë. Edhe nga vetja ime. Shumicën e rasteve vetja ime dhe historitë e mia, por që patjetër në momentin që unë shikoj David dhe të dashurën e tij dhe më japin një ndjesi, ose kanë një histori shumë të bukur dashurie, ose kanë një histori shumë të trishtë ndarje, këto më japin frymëzim dhe patjetër që kam shkruajtur dhe për të tjerët. Nuk kam shkruajtur gjithmonë për veten.