Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Dea Mishel, ka reaguar në lidhje me dënimin e Luiz Ejllit me burg, duke e ndarë mendimin e saj në rrjetet sociale. Ajo shkroi:
Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi.

Kjo deklaratë vjen pas një incidenti në një koncert në Shkodër disa muaj më parë, ku Luizi përmendi komentet e Deas mbi qytetin, duke theksuar se Shkodra nuk është provincë. Gjatë performancës, ai edhe u shpreh me tone provokuese, duke e fyer Dean në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Reagimi i Dean ishte i menjëhershëm, ku ajo shprehu shqetësimin për fyerjet që ai i bëri familjes së saj, duke e cilësuar si të turpshme.
Duket se raporti mes Luizit dhe Dean është përkeqësuar ndjeshëm dhe rikuperimi i tij duket i pamundur.